Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën i ka shoqëruar në polici dy persona, babë e bir, pasi pas një mosmarrëveshje ata ishin rrahur mes vete.
Policia ka thënë se të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 18.05.2024 – 12:30 – Janë shoqëruar për intervistim dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. Të dyshuarit, kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.