Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pasdite një 91-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë në vendin e njohur si “Parku i Qytetit” në Prishtinë.
Policia ka thënë se po e heton rastin.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Ademaj” në Prishtinë.
Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91 vjeçare.