Një person me shtetësi të huaj është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe Agron Borovci nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
“Me datë 13.02.2019 rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një person i cili dyshohet te jetë vetëvarur në rrugën “Behie Dashi” ne Prishtine. Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne te cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, ka thënë ai.
Sipas tij, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht kane nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarje./Gazeta Alo/