Një aksident ka ndodhur pak më herët në Prishtinë, ku një veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi në rrugën “Bajram Kelmendi”, i ka goditur xhamat e një barnatoreje e cila gjendet afër rrugës.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksident.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione por deri në këto momente nuk kanë qenë të qasshëm.
Sapo të kemi informacione të reja do të ju mbajmë të informuar lidhur me rastin.