Fjalë Kyçe

Prishtinë: Qendra për Pajisje me Dokumente kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë

Prishtinë: Qendra për Pajisje me Dokumente kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë të QPD-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga MPB njoftojnë se është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë të kufizojë ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

“Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj Qendre, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente në Rajonin e Prishtinës (Podujevë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas ) apo edhe në Qendrat tjera më të afërta në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Në QPD-në Prishtinë mund te bëhet vetëm tërheqja e dokumenteve të gatshme si dhe aplikimi i rasteve urgjente”, thuhet në njoftim.