Fjalë Kyçe

Priten masa të reja kundër përhapjes së Covid-19, në mbledhjen e Qeverisë

Priten masa të reja kundër përhapjes së Covid-19, në mbledhjen e Qeverisë

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publikë në Kosovë (IKSHPK), ka dhënë rekomandime të reja Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje ndaj përhapjes së Covid-19 dhe ato do të prezantohen sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kështu kanë thënë në një përgjigje për lajmi.net, në Ministrinë e Shëndetësisë.Po ashtu MSH thotë se institucionet obligohen ta zbatojnë manualin i cili është publikuar sot nga kjo ministri.

“Manuali është publikuar sot dhe mund të shkarkohet nga web faqja e MSh-së.https://msh.rks-gov.net/manuali-per-mbrojtje-nga-perhapja-e-virusit-covid-19/. IKSHPK ka dhenë disa rekomandime për MSH të cilat do të prezantohen sot në mbledhjen e Qeverisë dhe institucionet obligohen ta zbatojnë manualin që ka hyrë në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MSH.Të pyetur nëse do të ketë masa të reja dhe a do të kthehen masat kufizuese, MSH thotë se kjo do të vendosët në mbledhjen e Qeverisë.“Sa u përket masave të tjera eventuale, sot në 17:30 është mbledhja e Qeverisë dhe nëse do të ketë të reja, do të publikohen pas mbledhjes së Qeverisë”, kanë thënë në MSH.Ndërkohë gjatë ditës se sotme, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka publikuar manualin për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid.

Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell lajmi.net.
Në manual tregohen në mënyrë të hollësishme masat parandaluese që duhet të ndërmerren për parandalimin e koronavirusit.

Ndryshe vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar 129 raste të reja me koronavirus, shifër kjo me e larta që nga konfirmimi i rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë.