Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti pas zyrtarizimit të koalicionit mes PSD-së dhe AAK-së ka folur në konferencë për shtyp, shkruan GazetaAlo.
Ai ka thënë se jemi në pritje të bashkëpunimit me Aleancën Kosova e Re, dhe NISMËN.
Një gjë të tillë e ka përmendur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismës, me AKR-në, me do parti që kemi një komunikim të ndërsjelltë, nuk synojmë PAN 2 apo PAN 3 nuk jemi pjesë e ndonjë skenari për ndonjë PAN të ri. Jemi poashtu që subjektet e tjera politike që kanë pikpamjet e veta t’i dëgjojmë. Por, ajo që po bojmë ne nuk po presim prej askujt, ne po krijojmë boshtin e fitores për këto zgjedhje, një bosht që po krijojmë, boshtin e fitores”, ka shtuar ai.