Pritjet me orë të tëra në nëpër spitale, shpeshëherë kanë përfundim tragjik. Kështu, edhe një fëmijë me emrin Diogo ka vdekur javën e kaluar në një spital në Brazil, pasiqë priti 11 orë për t’u kontrolluar të mjeku dhe nuk i erdhi rradha, trasnmeton Gazeta Metro.
Fëmija 5 vjeçar kishte sindromën Down dhe për fat të keq ai nuk ecte dhe nuk fliste. Nëna e mbajti në krah, në korridorin e dhomës së urgjencës pediatrike derisa fëmija dha jetë. Kjo ishte një dhimbje e madhe për familjen, e cila shpresonte tek rimëkëmbja e tij.
Në fakt, në sajë të rehabilitimit, ai po bënte përparime të vogla, por të rëndësishme. Të afërmit thanë se kishte qenë i sëmurë prej disa ditësh dhe për këtë ishte dërguar tashmë në spital, por pas një vizite u dërgua në shtëpi.
Së fundi, gjendja e tij dukej se ishte përkeqësuar dhe e ëma e kishte sjellë përsëri në dhomën e urgjencës ku vdiq pas njëmbëdhjetë orë pritjeje. Spitali shpjegoi se atë ditë kishte mbipopullim dhe se fëmija ishte vizituar dhe po priste të bënte analiza të mëtejshme. Autoritetet lokale shëndetësore kanë filluar një hetim mbi rastin, duke përfshirë një autopsi për fëmijën.