Pritje të gjata janë regjistruar në hyrje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet janë dyorëshe, derisa kolona e krijuar është mbi 1.5 kilometra.
Pritje por më të shkurtra ka edhe në Jarinjë dhe Merdar.
Ministria e Punëve të Brendshme/Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar
Qendra të martën ka bërë të ditur se rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për kamionët, ndërsa automjetet e udhëtarëve mund të kalojnë vetëm me pajisje dimërore.