Fjalë Kyçe

Pritje të gjata të mërgimtarëve në dalje në kufirin në Merdar

Pritje të gjata të mërgimtarëve në dalje në kufirin në Merdar

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, po vazhdojnë të presin gjatë në pikë-kalimin kufitar në Serbinë në Merdar.

Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orës 19:30, bashkatdhetarët po presin katër orë në Merdar, për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve aty është mbi 1.2 km.

Deri në një orë pritje është regjistruar edhe në pikën kufitare në Jarinje, për të dalë nga Kosova, raporton Telegrafi.

Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10-15 minuta për të hyrë ose dakë jashtë Kosovës, përveç te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 25 minuta për të dalë nga Kosova.