Fjalë Kyçe

Prizren: Bie në kontakt me rrymën, vdes rrugës për në spital

Prizren: Bie në kontakt me rrymën, vdes rrugës për në spital

Një persona ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën.

Rasti ka ndodhur në fshatin Reçan të Prizrenit.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi rajonal Vesel Gashi.

Gashi bëri të ditur se viktima ka vdekur rrugës për në spital.

“Një qytetar iu ka afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen. Viktima është G.G, 1981”, tha Gashi.

“Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”. Prokurori dhe njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, theksoi ai.