Fjalë Kyçe

Pro-serbët po e fitojnë bindshëm qytetin e Budvës

Pro-serbët po e fitojnë bindshëm qytetin e Budvës

Në Mal të Zi, përvec zgjedhjeve parlamentare, po mbahen edhe zgjedhjet lokale në pesë komuna. Në komunën e Budvës fiton bindshëm koalicioni prorusë dhe proserb.

Pas përpunimit të shtatë vendvotimeve (nga 27), koalicioni “Së bashku për Ardhmërinë e Malit të Zi” – i udhëhequr nga Marko Bato Carevic fitoi 48 përqind, koalicioni “Paqja është kombi ynë” 15 përqind të votave, ndërsa koalicioni rreth DPS është 15 përqind.

“Ne mund të themi lirisht se e prishëm DPS. Kur regjimi sulmoi kishën, ne e dinim se do të fitonim,” tha Careviç.

Në bashkësinë lokale të Sveti Stefan, Koalicioni rreth Frontit Demokratik fitoi 285 vota, DPS 195, Demokratët 75, URA 35 vota, u njoftua nga kampi i Marko Bat Carevic.