Fjalë Kyçe

Problemet e para me refugjatët ukrainas, Çekia pranë mbylljes së dyerve

Problemet e para me refugjatët ukrainas, Çekia pranë mbylljes së dyerve

Fluksi i refugjatëve nga Ukraina tashmë ka filluar të japë shenjat e para të problemeve në vendet fqinje, të cilat kanë pritur deri në këto momente një numër jo të vogël qytetarësh që kërkojnë strehim.

Në një deklaratë të fundit, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala shprehet se vendi i tij nuk mundet të strehojë më refugjatë nga Ukraina, pasi qeveria po shpenzon dhe resurset e saj më të fundit, transmeton a2cnn.

Sipas vlerësimë, aktualisht në Çeki strehohen më shumë se 270 mijë ukrainas.

“Ne duhet të pranojmë se jemi në skajin kur mund t’i pranojmë këta refugjatë pa probleme”, tha Fiala, i cili vetëm një ditë më parë vizitoi Ukrainën, ku u takua dhe me presidentin Zelensky.