Trajneri i skuadres së Ferizaj, Bylbyl Sokoli e nisi me këmbë të mbarë garën për mbijetesë në Ipko Superligë, duke mposhtur në xhiron hapëse Trepçen 89, me rezultatin 2-0.
Por, “Profesori” ka befasuar me deklaratën e tij pas ndeshjes, duke thënë se “Ujqit” i kanë gjasat minimale për të mbijetuar.
“Ishte një fitore shumë e mundimshme. E merituam sepse djemtë dhanë maksimumin, por me këtë lojë do të jetë shumë e vështirë për të mbijetuar. Nuk e kishim forcën e duhur për ta dënuar kundërshtarin kur ishim në superioritet në sulm. Golat i realizuam nga gabimet e kundërshtarit dhe më pas e ruajtëm rezultatin falë disiiplinës në mbrojtje. Na duhet të punojmë shumë për të mbijetuar, pasi që nuk jemi në gjendjen më të mirë fizike”, deklaroi Sokoli pas ndeshjes.