Fjalë Kyçe

Profesoresha me shami i bashkohet PDK-së, si do reagojë Blerim Latifi?

Profesoresha me shami i bashkohet PDK-së, si do reagojë Blerim Latifi?

Profesoresha e Shkencave Islame, Besa Ismaili, është anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Anëtarësimin e saj e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një njoftimi në Facebook.

Besa Ismaili që është praktikuese e fesë Islame dhe profesoreshë në fakultetin ku ligjërohet feja Islame, duket se nuk do ta ketë të lehtë “ballafaqimin” me këshilltarin e Kadri Veselit, Blerim Latifin.

Kjo sepse, këshilltari i të parit të partisë, Blerim Latifi, është i njohur për deklarimet e tij rreth fesë Islame dhe kundërshtitë e mëdha që ka me personat religjoz në Kosovë.

“Problemi është tek Islami tradicional dhe Islami i shkretëtirës, të ishullit arabik i cili është i kontaminuar me islamizëm politik. Islamizmi politik është anti-amerikanizëm”, është një ndër deklarimet e Latifi kohë më parë.