Sot muslimanët në të gjithë botën, festojnë festën e Fiter Bajramit
Pas një muaji agjërim, besimtarët muslimanë, praktikues e jo praktikues të fesë Islame mblidhen e festojnë së bashku.
Edhe tek shqiptarët tradita e njejtë vazhdon, përgaditja e ushqimeve të ndryshme, vizita tek të afërmit janë disa nga zakonet e kësaj feste.
E dikush ka zgjedhur një mënyrë interesante, jo të zakonshme për ta festuar festen e Fiter Bajramit.
Një profesor nga Maqedonia ka ftuar të gjithë personat me emrin Bajram që të mblidhen në një restaurant për të festuar së bashku.
Ai këtë njoftim e ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku mes të tjerash shkruan:
“FTESË,
I ftoj të gjithë personat me emrin Bajram, në komunën e likovës që nesër për Bajram, në ora 12:00, të vijnë në Sllupçan për të pirë kafe bashkë, në kafiterinë Besa në mes të fshatit. Ju mirëpres të nderuar miqë me emrin Bajram”.