Fjalë Kyçe

Profesori i UP-së thotë se nuk do të përfill kërkesën e SBASHK-ut për grevë

Profesori i UP-së thotë se nuk do të përfill kërkesën e SBASHK-ut për grevë

SBASHK-u ka marrë vendim që nesër në të gjitha institucionet arsimore duke filluar nga çerdhet e deri tek universitetet të mbahet grevë dy orëshe, si rezultat i moszbatimit të Ligjit për Paga.

E këtë vendim të SBASHK-ut, duket se nuk po e përkrahin të gjithë punëtorët e arsimit.

Ismet Sijarina, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se distancohet nga vendimi i SBASHK-ut për mbajtjen e grevës.

Përmes një postimi në Facebook, Sijarina ka thënë se shpreson që asnjë nga kolegët e tij të mos i përgjigjet kësaj thirrjeje.