Fjalë Kyçe

Profesori Krasniqi fajëson dy shtetet shqiptare për tekstet e historisë

Profesori Krasniqi fajëson dy shtetet shqiptare për tekstet e historisë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka një mungesë të madhe të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke shtuar se takimet mes qeverive janë vetëm marketing.

“Mungesë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë për historinë”, thotë ai.

“Te ne nuk ka bashkëpunim fare. Nuk ka bashkëpunim mes universiteteve, e pastaj mes universiteteve dhe Instituteve. Kemi një feudalizëm të historisë”, shtoi Krasniqi.

“Historia nuk ndodhet nëpër mal. Ajo gjendet në arkivat e njohur sikur ai i Dubrovnikut, Selanikut, Austro-Hungarisë, Turqisë, Venedikut etj.. Historia e vërtetë e shqiptarëve ndodhet në arkivat e perandorive të mëdha. Duhet të hulumtohet në ato arkiva. Ato kushtojnë. Zakonisht i financon shteti. Ende nuk e kemi bërë dekontaminimin. Pasi kemi qenë nën Jugosllavi për një kohë të gjatë. Kemi mbetur në një abetare të përbashkët që e kemi krijuar në vitin 2012. Aty kemi mbetur. Tjetër histori mësohet në Kosovë, tjetër në Shqipëri dhe tjetër në Maqedoni e Mal të Zi”, tha Krasniqi. /Express