Fjalë Kyçe

Prokurori i Shtetit thotë se procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme

Prokurori i Shtetit thotë se procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme

Prokurori i Shtetit ka përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është zhvilluar sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Prokurorët kujdestarë kanë përcjell për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Prokurorët kohë pas kohe kanë vizituar shumicën e vendvotimeve në këto dy komuna ku janë njoftuar për së afërmi me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Po ashtu, një prokuror kujdestar gjatë gjithë kohës ka qenë prezent në KQZ për t’u njoftuar me tërë ecurinë e procesit zgjedhor.

Gjatë ditës së sotshme nuk ka pasur rast të evidentuar si vepër penale, apo që ka mundur të ndikojë në prishjen e procesit zgjedhor, përpos rasteve për të cilat ka njoftuar Prokurori i Shtetit.