Fjalë Kyçe

Prokurori nga Gjilani që vdiq sot kishte dalë negativ pas ritestimit për COVID-19

Prokurori nga Gjilani që vdiq sot kishte dalë negativ pas ritestimit për COVID-19

Listës së të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 sot i është shtuar edhe prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Esat Ademi.Prokurori ka vdekur në një spital në Shkup.Afërsisht 6 javë më parë prokurori Ademi kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.Ndërsa para 2 javësh i njëjti pas ritestimit ka dalë negativ.

Bëhet e ditur se gjendja e prokurorit ishte përkeqësuar më pas dhe ishte dërguar për trajtim në Shkup, ku edhe ka vdekur.

Lajmi për vdekjen e prokurorit Esat Ademi është konfirmuar nga kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.

Kujtojmë se ditë më parë nga coronavirusi ka vdekur edhe prokurori nga Prokuroria e Gjilanit, Ismet Ukshini.