Fjalë Kyçe

Prokuroria jep detaje: Policja i vrau familjarët në shtëpi me armë zyrtare

Prokuroria jep detaje: Policja i vrau familjarët në shtëpi me armë zyrtare

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, ka folur pas tragjedisë që ndodhi sot atje e ku mbetën të vdekur 5 persona. Policja V.B vrau prindërit, më pas vëllezërit e në fund kreu vetëvrasje.

“Jemi këtu fatkeqësisht për të kumtuar një lajm tragjik që na ka shqetësuar të gjithëve”, tha ai
Prokurori i rastit Arben Kadriu, tha se vrasja nga policja V.B ka ndodhur me armë zyrtare.

“Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë nënën babën dhe dy vëllezërit dhe pastaj veten. Ishte zyrtare policore aktive dhe dyshohet se ka përdorur armën zyrtare. Për të gjitha detajet tjera iu informojmë ndërkohë sepse jemi duke e hetuar”, tha prokurori Kadriu.

Ndërsa, nënkolonel Remzi Azemi tha se “njësitet kanë dalë të gjitha në vendngjarje me të marrë lajmin”.

“Ende policia është në vendngjarje dhe të gjitha informacionet tjera do t’i merrni ndërkohë sepse është ngjarje e rëndë dhe e ndjeshme, nuk mund të japim më shumë informacione. Këto po i bëjmë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe inspektoratin e policisë”, u shpreh ai.