Fjalë Kyçe

Prokuroria e Pejës ngrit dhjetëra aktakuza për veteranë të rrejshëm

Prokuroria e Pejës ngrit dhjetëra aktakuza për veteranë të rrejshëm

Prokuroria e Pejës nesër do të organizojë një konferencë për media, në të cilën pritet të diskutohet për ngritjen e aktakuzave për veteranë të rrejshëm.

Sipas këtij njoftimi, prokuroria ka ngritur dhjetëra aktakuza për veteran të rrejshëm.

Konferenca do të mbahet në orën 12:00.

Kujtojmë se më 14 shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë kundër 12 personave, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët ” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.