Prokuroria e Shtetit është deklaruar lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor në vend.
Deri më tani janë pranuar informata të shumta, por pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, Prokurori i Shtetit njofton se kanë ardhur në përfundim se është vetëm një rast në Mitrovicën e Veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë.
“Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”. Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet”, thuhet në deklaratë.