Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që gazetarit Valon Syla t’i caktohet masa e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar.
Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Syla gjendet në ndalim për 48 orë nën dyshimin për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.
Ndërkaq, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë bëri të ditur për “Betimi për Drejtësi” se seanca dëgjimore është caktuar për të hënën në orën 10:00.
Aktualisht, Valon Syla është drejtor i gazetës “Metro” dhe analist në televizionin T7.