Fjalë Kyçe

Prokuroria në Prishtinë kërkon paraburgim për personin që e plagosi me dy plumba taksistin

Prokuroria në Prishtinë kërkon paraburgim për personin që e plagosi me dy plumba taksistin

Mbrëmë në rrugën “George Bush” të Prishtinës I.I dyshohet se e ka plagosur me dy plumba taksistin tjetër. Ndaj të dyshuarit Prokuroria në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj i tha Sinjalit se i dyshuari ngarkohet me veprat “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, apo posedim të paautorizuar të armëve”.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ndaj të njëjtit sot, është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjyjatën kompetente, konkretisht në Departamentin e Krimeve të Rënda“, thuhet në përgjigje.