Fjalë Kyçe

Prokuroria nis hetimet për kurdisjet e ndeshjeve të futbollit në Kosovë

Prokuroria nis hetimet për kurdisjet e ndeshjeve të futbollit në Kosovë

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për kurdisjet e ndeshjeve futbollistike në Kosovë.

Me anë të një njoftimi Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet dhe verifikimet lidhur me kurdisjen e ndeshjeve në vend.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjell të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të nisin hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, tha në njoftim Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndërkaq dje tre president të ekipeve të Super Ligës të Kosovës kanë akuzuar FFK’në dhe gjyqtarët për shitje të ndeshjeve.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe Presidenti i Llapit, Beqir Batatina kanë hedhur akuza publike në drejtim të gjyqtarëve, duke thënë se ata po shesin ndeshjet e futbollit për 3 mijë ose 5 mijë euro.