Fjalë Kyçe

Prokurorja e rastit deklarohet për aksidentin që ndodhi dje në Gjilan

Prokurorja e rastit deklarohet për aksidentin që ndodhi dje në Gjilan

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Roselinda Manastiri ka thënë se Prokuroria nuk mund të dalë me asnjë të dhënë zyrtare lidhur me shkakun e aksidentit që e shkaktoi të enjten një kamion në Gjilan, derisa të bëhet ekzaminimi i aksidentit.

Në një prononcim për Insajderin, prokurorja e rastit ka thënë se Prokuroria ka bërë kërkesën për ekzaminim të vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës.

“Lidhur me shkakun, qysh është thënë dje ekziston dyshimi që problemi është tek frenat, por pa u bë ekzaminimi ne nuk mund të dalim me asgjë zyrtare”, ka thënë prokurorja Manastiri.

Manastiri ka deklaruar se kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit “do ta bëjmë kur të vije kallëzimi penal [nga Policia e Kosovës, v.j]”