Fjalë Kyçe

Prona, shtëpi luksoze, villa e biznese, kjo është pasuria e ministres së Nismës

Prona, shtëpi luksoze, villa e biznese, kjo është pasuria e ministres së Nismës

Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate do të jetë zëvendëskryeministrit në Qeverinë “Hoti”.

Balaj -Halimi në agjencinë Kundër Korrupsion, pasuri të paluajtshme ka deklaruar tri shtëpi të përbashkëta, njëra e trashëguar 264 metra katrorë, në vlerë 39 mijë e 600 euro.

Një shtëpi të blerë me kursime, 210 metra katrorë në vlerë prej 210 mijë euro dhe një shtëpi tjetër të ndërtuar në vlerë prej 75 mijë euro.

Po ashtu ajo ka të deklaruara edhe dy toka, njëra në vlerë 760 mijë euro dhe tjetra 28 mijë euro, raporton lajmi.net.

Si dhe pasuri të luajtshme ka të deklaruara dy vetura, të blera, njëra 8 mijë euro dhe tjetra 5 mijë.