Fjalë Kyçe

Pronari i Chelseat Abramovich me fjalë të mëdha për Lampardin, pak pasi e shkarkoi

Pronari i Chelseat Abramovich me fjalë të mëdha për Lampardin, pak pasi e shkarkoi

Roman Abramovich ka thënë se Frank Lampard do të vazhdojë të jetë ikonë e Chelsea, megjithëse u shkarkua, si dhe e ka falënderuar për punën e bërë në Stamford Bridge në dy vjetët e fundit.

Lampard u shkarkua sot nga posti i trajnerit të Chelseat, pas rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të të kaltërve, raporton Gazeta Express.

42-vjeçari ia doli të përfundojë në top katërshen e Premierligës me Chelsean sezonin e kaluar, gjë që u vlerësuar si arritje mbresëlënëse pasi klubi e kishte të ndaluar të transferonte lojtarë në verën që iu bashkua ai.

Megjithatë, Chelsea i shpenzoi rreth 250 milionë euro për blerje të reja këtë sezon, në përpjekje për ta ngushtuar hendekun me Liverpoolin dhe Manchester City në garë për trofe.

Por blerjet e reja kanë dështuar dhe paraqitjet e Chelseat si ekip janë përkeqësuar vazhdimisht.

Pronari i Chelseat Abramovich ka thënë se Lampard mbetet ikonë e rëndësishme e klubit, pavarësisht shkarkimit.

“Ishte vendim i vështirë për klubit, sepse unë kam marrëdhënie të shkëlqyera personale me Frankun dhe kam respekt të madh për të”, ka thënë Abramovich.

“Ai është njeri me integritet të madh dhe e ka etiken më të lartë të punës. Megjithatë, nën rrethanat e tanishme, ne besojmë se është më së miri ta ndryshojmë trajnerin”.