Deputeti i Lëvizjes, Vetëvendosjes Sami Kurteshi ka propozuar një rezolutë në lidhje me funksionalizimin e KQZ-së.
“Kuvendi i Kosovës kërkon që dekretimi anëtarëve të KQZ-së të bëhet pa asnjë vonesë, sipas Kushtetutës, ligjit për zgjedhje, dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014. Ju ftoj që në fund të kësaj seance të votoni këtë rezolutë, që do të mundësonte funksionalizmin e KQZ-së”. ka thënë Kurteshi.
Propozuesi Sami Kurteshi tha se që rreth 1 vit KQZ ka mbetur e bllokuar nga presidenti i vendit. Ai ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po vepron kundërligjshëm, dhe kështu po dëmtohet vullneti i qytetarëve dhe procesi demokratik.
“Ne 44 deputetë, më 28 shkurt 2019 kemi bërë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me bllokimin e KQZ-së nga presidenti. Kushtetuta, neni 139 e definon KQZ-në si organ të përhershëm që verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e referendumet. Mandati duhet të fillojë jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kuvend. Përbërja e KQZ-së duhej të ndryshonte më së largu deri në shtator 2017. Nga data 27 mars 2018, KQZ është bllokuar. Si institucion i pavarur dhe i përhershëm nuk funksionon. KQZ vazhdon të mbetët i bllokuar dhe jo funksional. Janë bërë mbi 90 ditë që kur subjektet parlamentare kanë dorëzuar për herë të dytë nominimet(emrat për anëtarë të KQZ-së dhe presidenti nuk i ka konfirmuar. Me këtë veprim kundërligjor, është dëmtuar edhe vullneti I qytetarëve dhe procesi demokratik. Me këto veprime janë pamundësuar shumë projekte të KQZ-së, kan ë dështuar iniciativa të mbështetura nga organizata të ndryshme, nga ky bllokim i KQZ-së nga presidenti. Në fund të këtij muaji pushon edhe mandati i kryeshefit të KQZ-së, ka thënë Kurteshi.