Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, më 12 nëntor organizuan protestë në Tiranë, për të kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama.
Këto dy parti thanë se Shqipëria ka ndër kushtet më të rëndat ekonomike në rajon si dhe migrimi dhe korrupsioni janë në nivel të lartë. Partia Demokratike e ish-kryeminstrit Sali Berisha, po ashtu po kundërshton nismën rajonale, Ballkani i Hapur.
Pasditen e 12 nëntorit, qytetarët u mblodhën në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kundër Qeverisë së kryeministrit, Edi Rama, të organizuar nga partitë opozitare.
Pasditen e 12 nëntorit, qytetarët u mblodhën në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kundër Qeverisë së kryeministrit, Edi Rama, të organizuar nga partitë opozitare.
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, kanë paraqitur dhjetë arsye për këtë protestë, ku përfshihet, siç thanë ata, gjendja e rëndë ekonomike, migracioni i lartë, niveli i lartë i korrupsionit dhe arsye të tjera.

Protestuesit fillimisht u mblodhën para selive të dy partive opozitare dhe më pas marshuan drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe u ndalën para Kryeministrisë shqiptare.
Protestuesit fillimisht u mblodhën para selive të dy partive opozitare dhe më pas marshuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën para Kryeministrisë shqiptare.