Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar se të premten e ardhshme, në orën 15, do të nisin protestën e parë para Prokurorisë së Shtetit.
Ai ka thënë se Kryeprokurori i Shtetit po heshtë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Degjenerimi është bërë i papranueshëm e i padurueshëm”, ka thënë Kurti.
“Këtë protestë po e thërrasim si qytetarë të brengosur…. çlirimin nga Serbia duhet t’ia bashkëngjisim edhe çlirimin nga krimi dhe korrupsioni”, ka shtuar ai.
Protesta pritet të zhvillohet në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj” ku ndodhet edhe objekti i Prokurorisë së Shtetit.