Fjalë Kyçe

Protesta e serbëve në veri, reagon KFOR-i: Jemi reaguesi i tretë, koordinohemi me Policinë dhe EULEX-in

Protesta e serbëve në veri, reagon KFOR-i: Jemi reaguesi i tretë, koordinohemi me Policinë dhe EULEX-in

Të hënën, grupe të qytetarëve serbë zhvilluan një protestë në Mitrovicën e Veriut si shprehje e pakënaqësisë ndaj vendimit të autoriteteve kosovare që ndalojnë përdorimin e dinarit serb për transaksione në ‘cash’.

Tek ura mbi Ibër ishin të pranishëm pranishëm pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Vuçiq tha se Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin, kundërpërgjigjet XhaferiRasti i rëndë i vetëvrasjes në Kamëz, reagon Balla: Të miratohen sa më parë ndryshimet …Rriten çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniTekstet shkollore dhe kontratat njëburimore – PDK kërkon themelimin edhe të dy komision…Takimi me Dejona Mihalin, Berisha përplaset me ministrin Maqedonci: Ka shumë rëndësi mo…

Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, KFOR e përshkroi protestën të qetë dhe në linjë me parimet demokratike të lirisë së shprehjes, duke nënvizuar po ashtu rolin e tyre në mbajtjen e rendit dhe stabilitetit në rajon.

“Ne operojmë nën parimin e reaguesit të tretë për çështjet e sigurisë, duke ndjekur pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX – me të cilët bashkërendojmë veprimet rregullisht”, thuhet në njoftim.

KFOR-i shprehet se mbetet i përkushtuar në zbatimin e misionit të vet të caktuar, të cilin e përshkruajnë si të rëndësishëm.

“Ne jemi të fokusuar të sigurojmë një mjedis të sigurtë dhe të stabilizuar për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke ruajtur lirinë e lëvizjes si një parësoritet kyç”, thuhet në fund.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përkundër kundërshtive nga serbët lokalë dhe faktori ndërkombëtar.