Rreth 600 njerëz protestuan në Frankfurt të Gjermanisë për të kundërshtuar masat e reja të izolimit.
Policia reagoi duke shpërndarë masën me ujë, derisa protestuesit mbulonin njëri-tjetrin për të mos u shpërndarë. Një zëdhënës policie tha të shtunën se disa rrugë ishin bllokuar gjatë kësaj proteste, ndërsa më pas gjithçka u kthye në gjendje normale.
Autoritetet gjermane kanë njoftuar se izolimi i vendit për shkak të përhapjes të koronavirusit do të ishte efektiv, ndërsa çdo “relaksim” do shkaktonte raste të reja infektimesh, shkruan Reuters.
Përderisa restorantet janë të mbyllura, shkollat dhe dyqanet vazhdojnë të mbeten të hapura. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se presin javë dhe ndoshta edhe muaj të vështirë.