Parlamenti i Studentëve do të protestojë sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, me ç’rast do të shprehë kërkesat për përmirësimin e kushteve për studentët dhe të kenë lirinë për t’i përfaqësuar interesat e përgjithshme të studentëve.
“Ne dënojmë çdo ndërhyrje dhe shantazh që po bëhet përmes disa individëve. Do t’ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që mendojnë ta destabilizojnë Parlamentin Studentor, sepse jemi të vendosur ta mbrojmë universitetin tonë kurdo që është e nevojshme dhe çdo herë duke i mbrojtur interesat e studentëve të UP-së”, thuhet në njoftimin e Parlamentit të Studentëve.