Fjalë Kyçe

Protesta para teatrit, policia në Shqipëri arreston 37 persona

Protesta para teatrit, policia në Shqipëri arreston 37 persona

37 persona janë shoqëruar në polici në Shqipëri pasi kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëta.

“Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij”.

Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit”.

Në njoftimin e saj policia i kujton qytetarëve dhe drejtuesve politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

“Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në spitalin e Traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit, shkruan Oranews.