Protesta të dhunshme shpërthyen në të gjithë Italinë të hënën rreth kufizimeve të reja për të frenuar valën e dytë të COVID-19 në vend.
Raportohen përplasje në disa qytete të mëdha – përfshirë Torinon, në Milano u përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa dhuna u raportua gjithashtu në Napoli.
Demonstratat filluan menjëherë pasi urdhri i qeverisë kombëtare për të mbyllur restorante, bare, palestra dhe kinema hyri në fuqi në 18:00 me kohën lokale, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Shumë rajone kanë vendosur gjithashtu ndalimin e qarkullimit natën – përfshirë Lombardinë, ku është Milano dhe Piemonte ku është Torino.
Protestat u zhvilluan në disa qytete duke përfshirë Romën, Gjenovën, Palermon dhe Triesten.
Bizneset e vogla atje argumentojnë se ata janë ende duke u rikuperuar nga ky bllokimi i parë dhe se më shumë kufizime mund t’i falimentojnë ato.