Fjalë Kyçe

Protestojnë mjekët: Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni

Protestojnë mjekët: Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni

Stafi shëndetësor në QKUK ka protestuar sot me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”.

Fitim Havolli, nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se kjo protestë është për të përçuar mesazh tek institucionet që të reagojnë dhe t’i mbrojnë nga sulmet.

Ai ka thënë se, “nuk dëshirojnë që t’u ndodhë ajo çka i ka ndodhur kolegut të tyre”.

Ditë më parë një infermier në QKUK ishte therur me thikë për çka edhe i është nënshtruar një operacioni.

Ai ishte sulmuar në vendin e tij të punës, në Klinikën e Urologjisë.