Disa protestues ia kanë ndërprerë fjalën kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke fishkëlluar.
Ata thanë se ajo është kryetare e një gjykate të padrejtë, njofton Klan Kosova.
“Fjalimi i gjykatëses Trendafilova nuk mund ta lejojmë që të mbahet në qetësi. Kjo është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që në asnjë moment nuk mund të sjellë drejtësi. Kjo gjykatë po dëshiron ta ndryshojë historikun e Kosovës, duke e bërë luftën si luftë e cila ka ndodhur në mes të dy agresorëve dhe jo si luftë çliruese për këtë popull për pavarësi dhe liri. Gjykatësja ka ardhur këtu në mënyrë që ta legjitimojë këtë gjykatë, por legjitimiteti i saj nuk është më real. Kanë harruar që ka pasë krime këtu nga agresori, Serbia, prandaj s’mund ta lejojmë që në heshtje të raportohet”, tha njëri nga protestuesit.
Derisa Trendafilova tha se nuk i kuptoi protestuesit meqë nuk di shqip.