Kanë kaluar thuajse 12 orë nga fillimi i numrit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.
Rezultatet e deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rang kombëtar e vendosin kryesuese Partinë Socialiste me 49.51%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 38.72%.
Deri më tani janë numëruar 1.695 qendra të votimit nga 5.199, ku vihet re se Partia Socialiste kryeson me 234.530 vota dhe ndiqet nga Partia Demokratike me 183.427 vota dhe LSI me 33.674 vota.
Ndërkohë mundësi për të marrë mandat ka edhe PSD-ja, e cila ndodhet në vendin e katërt me 9.290 vota.