Fjalë Kyçe

PSD emëron çmimin Nobel për ekonomi me emrin e Besnik Bislimit

PSD emëron çmimin Nobel për ekonomi me emrin e Besnik Bislimit

Partia Socialdemokrate ka ironizuar me deklaratën e ministrit të Financave, Besnik Bislimi, që tha se është ulur papunësia. 6.6 për qind në kohën e pandemisë

Natyra Kuçi nga kjo parti tha se Ministria e Financave ka kthyer vëmendjen vetëm te punëtorët e tregut të bardhë, njofton Klan Kosova.

“Pas sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë dhe xhudo jemi mbledhur këtu për të shënuar edhe një zbulues epokal. Çmimi Nobel për ekonomi është zëvendësuar me çmimin Besnik bislimi. Si mund të mos i atribuohet një titull i tillë kur e uli papunësinë”.

“Punëtorët nga tregu i zi  po konsiderohen si punëtorë që janë punësuar tani dhe kanë ulur përqindjen e papunësisë. Kemi një ministër që njerëzit i konsideron shifra dhe ato vetëm nëse janë të numërueshme”.

“100 mijë punëtorë që nuk kanë kontrata për Besnik Bislimin nuk ekzistojnë fare. Për ta s’bëhet as matja më e vogël. Çka po dallon kjo qeveri dhe ky ministër është se e ka ndërruar formulën. E ka llogaritur tregun e bardhë dhe ata që nga tregu i zi po kalojnë në të bardhin me qëllim t’i marrin 170 euro”.

Kuçi tha se ministri Bislimi ka problem me qasjen në ekonomi dhe si qeveri e majtë do të duhet  të kenë metoda të tjera.

“Në anën tjetër duhet marrë parasysh që 170 eurot që po i jepen punëtorëve nuk janë as përafërsisht sa ato që i marrin në tregun në zi. Ata po konsumojnë më pak dhe rrjedhimisht  kemi rritje të përqindjes së mjerimit”.