Fjalë Kyçe

Pse e refuzoi ftesën e Kurtit? Flet Thaçi

Pse e refuzoi ftesën e Kurtit? Flet Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi nuk do t’i përgjigjet sot ftesës së dytë që Kryeministri Albin Kurti ia ka bërë për një takim mes tyre.

Thaçi, i pyetur nga mediat, ka thënë se në vazhdim do të takojë të gjithë liderët politikë. Kurtin nuk e ndan nga krerët e partive të tjera.

Thaci pa u ndalur në ftesën që ia ka drejtuar Kurti, ka thënë se në vazhdim do të takojë kryetarët e partive dhe do t’u tregojë se çka ka folur me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, gjatë takimin në SHBA.

“Do t’i takojë edhe liderin e VV’së, edhe të PDK’së, edhe të LDK’së edhe të të gjitha grupeve parlamentare”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq ai mohon se ka përcarje të skenës politike, duke thënë se e sheh si pozitive përgjigjet e kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ndaj ftesës së kryeministrit.

“E pashë që z. Veseli i është përgjigjur ftesës së z. Kurti. Pra komunikimi po ndodhë, sepse në fund të fundit marrëveshja eventuale do të arrihet”, ka thënë ai.