Fjalë Kyçe

Pse është e vështirë të parashikohen tërmetet?

Pse është e vështirë të parashikohen tërmetet?

Ndër vite bota ka shënuar tërmete të fuqishme, duke përfshirë atë të Japonisë në vitin 2011 me magnitudë 9.0

“New Scientist” ka shpjeguar se pse është kaq e vështirë të parashikohen tërmetet, si seismologët kanë tentuar të i parashikojnë tërmetet në të kaluarën dhe se çfarë duhet të bëhet për të quar deri tek parashikime të suksesshme në të ardhmen.

A mund të parashikohen tërmetet?

Përgjigjia është jo. Të paktën jo parashikime specifike që mund të paralajmërohen më herët qytetarët për tu larguar nga një lokacion. Sidoqoftë, disa tërmete ndodhin në vende të parashikueshme, siç ka ndodhur ajo në Japoni, transmeton lajmi.net.

Sa afër mund të jemi për t’i parashikuar tërmetet?

Me një vend i cili ka pasur shkallë të lartë të aktivitetit dhe më shumë tërmete, shanset që do goditen nga një tërmet në të ardhmen mund të jenë shumë të larta.

Pse është kaq vështirë të parashikohen?

Parashikime të besueshme kërkojnë pararendës- një lloj sinjali në tokë që tregon se një tërmet do të ndodh. Për momentin, ekspertët dhe seismologët kanë dështuar për të gjetur këtë mjet – të paktën nëse ekziston.