“Një bazë me vlerë simbolike, të rëndësishme gjeopolitike apo edhe historike.” Kështu e komentoi ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj inaugurimin e bazës ushtarake të Kuçovës ditën e sotme.
Ish-ministri shpjegoi po ashtu, se përse sipas mendimit të tij, u zgjodh Shqipëria për vendosjen e një baze të tillë të NATO-s.
“Nga gjashtë vendet e atij që ne quajmë Ballkani Perëndimor, edhe po të përpiqeshe ta bëjë ndryshe, nuk mund të gjeje një vend më të përshtatshëm. Nga na gjeografike, politike. Shqipëria është një vend i stabilizuar. Kemi kontribuar prej vitesh në NATO. Vendet e tjera janë ende vende pastabilizuara, në kuptimin e parametrave që kërkon NATO, për të ndërtuar një bazë.”
Sipas ish-ministrit, Shqipëria ishte një zgjidhje e pashmangshme qoftë edhe për konsistencën që ka treguar sa i përket gatishmërisë për të treguar se është një partner i qëndrueshëm i Aleancës së Atlantikut verior.