Fotot e pasaportës rrallëherë janë të mira, e kjo për shkak të rregullave strikte që aplikohen.
Kur dilni në foto për pasaportë duhet t’i mbani flokët larg fytyrës dhe të mos buzëqeshni, e kjo ka të bëjë me teknologjinë e re biometrike brenda pasaportës.
Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
GoSlim
Skanerët biometrikë për pasaporta mundësojnë një element për njohjen e fytyrës me qëllim parandalimin e përdorimit të rrejshëm dhe terrorizmit.
Duke buzëqeshur, softueri për njohjen e fytyrës mund të mos e njeh fytyrën e personit.
Pra, kur goja është e hapur, skaneri biometrik e ka të vështirë të punojë në mënyrë efektive. Kjo për shkak se skanerët biometrikë të fytyrës i identifikojnë nga 14-20 pika në fytyrën tuaj (majën e hundës, sytë, buzët, etj.), ndërsa kur buzëqeshni, këto pika ndryshojnë dhe mund të ketë vështirësi në identifikimin e personit.
Për shkak të kësaj, sistemi biometrik funksionon më së miri nëse rrini drejt dhe me një pamje serioze.