Fjalë Kyçe

Pse nuk po aktivizohet Zhegrova te Baseli?

Pse nuk po aktivizohet Zhegrova te Baseli?

Edon Zhegrova u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Genku te Baseli në formë huazimi.

Marrëveshja e dy klubeve është nënshkruar për një afat prej 18 muajsh.

Megjithatë 20 vjeçari deri tani ka luajtur në 3 ndeshje me Baselin në Superligën e Zvicrës duke pasur hapësirë të limituar prej 37 minutave.

Baseli në afatin kalimtar të verës dëshiron ta shes një futbollist që luan në rolin e Zhegrovës dhe pastaj nga fillimi i edicionit të ardhshëm futbollisti kosovar pritet të luaj në formacionin startues.