Fjalë Kyçe

“Pse po më dërgoni në Serbi, do ta rrëzojë aeroplanin”, Incident në aeroplan për shkak të aterrimit në Beograd

“Pse po më dërgoni në Serbi, do ta rrëzojë aeroplanin”, Incident në aeroplan për shkak të aterrimit në Beograd

Në aeroplanin i cili nga Danimarka është dashur të ateroi në Tuzla të Bosnjës ka ardhur deri tek një incident kur piloti për shkak të mjegullës në Tuzla ka vendosur të ateroi në Beograd.

Burri i moshës rreth 50 vjeçare ka reaguar negativisht për këtë situatë dhe ka shkaktuar incident në aeroplan.

Ai i ka sharë udhëtarët dhe anëtarët e bordit me “nënë serbe”, duke tentuar që të shkojë të piloti, shkruajnë mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

“Pse po më dërgoni në Serbi?”, ‘Ua q**** nënën serbe atje ku e keni! Ua q**** nënën serbe në gojë! Pse po më dërgoni në Serbi”, dëgjohet duke bërtitur burri në aeroplan.

Udhëtarët tjerë tentojnë ta qetësojnë, por kot.

“Nuk dua të qetësohem! Do ta rrëzojë aeroplanin. Do ta vras vetën, gruan dhe fëmijët. Po ju do t’ua shkër*** nënën të gjithëve”, ka kërcënuar ai.

Kur stjuardesa ka tentuar ta qetësojë, ai e quan atë kurvë.

Edhe gruaja e tij ka tentuar ta qetësojë, por pa rezultat.

“Largohu, Zahira, do të vras edhe ty, he nënën ua q****”, thoshte ai.

Pas një kohe, burrat që ishin në aeroplan e kanë rrëzuar atë, pasi që mënyrë tjetër për ta qetësuar nuk kishte.

Sulejman Imamoviq, me kombësi boshnjake, është arrestuar më të zbritur nga aeroplani dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 24 orësh.