Në një krahasim kombëtar, një qytet zviceran pretendon se është më i sigurti në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Me 121,000 banorët e tij, Winterthur, qyteti i dytë më i madh i Cyrihut dhe i gjashti i Zvicrës, e quan veten “qyteti më i sigurt në Zvicër”, sipas një raporti të ri të sigurisë të publikuar të hënën.
Numri i incidenteve të krimit të dhunshëm atje është më i ulët se kudo në vend, pretendon raporti.
Numri i aksidenteve dhe shkalla e krimit mbeten në nivel të ulët, krahasuar me qytetet e tjera.