Fjalë Kyçe

PSG, 90 milionë euro për mesfushorin e Napolit

PSG, 90 milionë euro për mesfushorin e Napolit

PSG është duke përgatitur një super-ofertë për mesfushorin e Napolit, Allan, raportojnë mediet franceze, përcjell Gazeta Alo.

Kampionët e Francës synojnë ta forcojnë mesfushën për pjesën e dytë të garave, dhe Allan është objektiv i parisienëve.

PSG është gati t’ia ofrojë Napolit 90 milionë euro për Allan, plus 10 milionë euro në rast të një trofeu të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, mësohet se lojtari do të përfiton 8 milionë euro në sezon, shifër kjo që mund të jetë bindëse për Allan që të transferohet në “Parkun e Princave”. /Gazeta Alo/