Neymar është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij në Parc des Princes.
Neymar është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain.
“ESPN” raporton se ylli brazilian është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij në Parc des Princes, përcjell lajmi.net.
Neymar gjatë vitit të fundit spekulohej me rikthim tek Barcelona.
Mirëpo, drejtuesit e klubit të pasur nga Ligue 1 refuzuan shitjen e tij.
Andaj, 27 vjeçari tani duket se është bindur për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.
Neymar është një prej futbollistëve kryesorë tek skuadra kampione e Francës.